Mos fleni, por koncentrohuni në mësim!
Shpesh ndodh që nga mos - koncentrimi të harrojmë atë se çfarë kemi lexuar më parë. Për të evituar këtë, edukimi.net ka krijuar sistemin e kuizeve ku gjatë shikimit të video ligjëratave do të ketë pyetje rreth temës që aktualisht është duke u shpjeguar. Kjo zbatohet për të kontrolluar se a është kuptuar mësimi nga ana e juaj dhe kështu në rast se nuk e keni kuptuar mund të ktheheni dhe ta shikoni atë pjesë përsëri.
Edukimi.net nuk ka për qëllim memorizimin e përmbajtjeve mësimore, por përmes tij synohet identifikimi i mangësive lidhur me temën e caktuar. Edukimi.net ju jep "reagime" të menjëhershme e kjo ju ndihmon që të mësoni gjërat më shpejt dhe më saktë.
Pa teste s`ka lezet!
Nuk mund t`i shmangeni testeve, më mirë është të pajtoheni me testet vlerësuese. Edukimi.net me përmbajtje të pasur të pyetjeve dhe përgjigjeve, ju garanton sukses në vlerësimet tuaja shkollore.
Fusha e veçantë e testeve në çdo kapitull shërben për matjen e nivelit të njohurive të arritura.
Rezultatet e çdo testi ruhen automatikisht në sistem kështu që ju mund të shihni qartazi progresin e arritur nga ana juaj.