Edukimi.net është në çdo vend!


Edukimi.net gjithmonë i gatshëm për ju!


Kujtoni se sa të lumtur ndiheni në atë moment kur arrini ndonjë sukses. Mirëpo a nuk keni dëshirë që suksesi të ecë me ju gjatë gjithë jetës tuaj shkollore?


Ambienti i mësimit duhet t'iu motivojë për mësim dhe sukses.


Edukimi.net përmes të mësuarit interaktiv ju ofron mësim të këndshëm me karakter relaksues:


Aty ku ju dëshironi


Ju ndoshta ndiheni më rehat kur mësoni në kuzhinën e shtëpisë tuaj duke e shoqëruar mësimin me një çaj, kafe apo ndonjë pije tjetër. Mund të keni dëshirë të mësoni duke u relaksuar edhe në oborrin e shtëpisë apo ballkonin e banesës tuaj, ndoshta dëshironi të mësoni të qetë apo duke ju bashkangjitur edhe prindërit tuaj dhe të mësoni bashkë me ta.


Të gjitha këto ju ofron Edukimi.net.


Kur ju dëshironi


Dikush ndihet më rehat kur mëson në mëngjes, e dikush në orët e vona të mbrëmjes , ju ndoshta dëshironi të mësoni pas shikimit të programit tuaj të preferuar në TV apo pas argëtimit me shoqërinë tuaj.


Edukimi.net është gjithmonë i gatshëm për ju!


Sa dëshironi


Ju duhet të përdorni kohen në mënyrë racionale, sa për argëtim aq edhe për mësim. Edukimi.net ju mundëson të bëni planifikimin mësimor për çdo ditë ku mësimi mund të jetë paralel me rrjedhën e jetës suaj.