Jan 10, 2017
Kalimi nga një mësuese në disa arsimtarë
Edukimi Digjital ofron mësimet shumë atraktive, në këtë mënyrë fëmiu
Jan 10, 2017
Edukimi Digjital ofron mësimet shumë atraktive, në këtë mënyrë fëmiu
Jan 10, 2017
Edukimi Digjital ofron mësimet shumë atraktive, në këtë mënyrë fëmiu
Jan 10, 2017
Edukimi Digjital ofron mësimet shumë atraktive, në këtë mënyrë fëmiu
Lënda e Matematikës në Edukimi.net përveç se ligjerohet nga mësimdhënësit më të zgjedhur dhe profesional në fushën e arsimit, një ashtu edhe duket më atraktive dhe më tërheqëse përmes përdorimit të metodave të ndryshme dhe të përshtatshme të mësimdhënies.
Me anë të teknikave dhe pamjeve vizuele të përdorura në vido-ligjerata bëhet kontribimi në zhvillimin e imagjinatës së nxënësit dhe ofrohet mundësia e një çasjeje më të lehtë në problemet e matematikës dhe të përveçësimit të zgjedhjeve të tyre me ndihmën e ligjerimit korrekt dhe të qatrë të mësimdhënësit.
Mësimiet shtjellohen dhe shoqërohen me ushtime të shumta të përgaditura me kujdes ku monotonia anashkalohet duke e aktivizuar edhe vetë nxënësin me pyetje-kuize, ku nxënësi do të ketë mundësinë të përgjigjet dhe të informohet për saktësinë e përgjigjeve të dhëna.
Gjuha angleze përmes Edukimi.net sjell gjallëri dhe mësimnxënie më të këndshmë nxënësve të klasave 6, 7, 8 dhe 9 me anë të ligjeratave të përcjellura me animacione, video, ushtrime, dialogje e shumë elemente të tjera atraktive, duke e aftësuar nxënësin në shkrim, lexim dhe komunikim të kësaj gjuhe.
Çka e bën mësimin e anglishtes më unik në Edukimi.net është hyrja në mësim me ushtrime dhe lojëra duke ia rritur nxënësit kureshtjen dhe humorin që do ta shoqërojë ate në tërë ligjeratën. Pastaj pason pjesa më e rëndësishme, gramatika që spjegohet pjesërisht në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në ate angleze, me fotografi dhe shembuj, lexim të teksteve e me komunikim të cilat edhe përveçsohen me ushtime të ndryshme dhe atraktive, si dhe me parashtrimin e pyetjeve në Kuize ku kërkohet përgjigjja momentale, me anë të cilës sigurohet që nxënësi ka kuptuar mirë mësimin.
Lëmia më e rëndësishme e shkëncës fizika, në Edukimi.net ka një vlerë të veçantë dhe për këtë arsye ligjeratat kanë formë shumë më të përshtatshme dhe të lehtësuar për nxënësit ngase formulat dhe ligjet nuk spjegohen në mënyrë monotone vetëm duke i shkruar e i përsëritur ato, por duke i vërtetuar dhe arsyetuar ato me video eksperimente, fotografi të lëvizshme dhe me shumë animacione 3 dimenzionale.
Çdo mësim nga Fizika 6 deri tek Fizika 9, duke filluar prej dukurive të natyrës deri tek ligjet e fizicientëve të shumtë nga Njutoni deri tek Habelli, nga atomet deri tek termodinamika, çdo rresht dhe paragraf është i detajizuar dhe i mbushur me plot e përplot informacione shkencore, përpiluar me përkushtim për ta bërë nxënësin të ndihet i relaksuar dhe ta ketë sa më të lehtë t’i kuptoj çështjet e fizikës edhe ato më të ndërlikuarat duke ia fortësuar bazën e diturisë.
Botën e biologjisë të mbushur me AND e qeliza, florë e faunë, zvaranik e ujëtokësorë, njerëz e kafshë, Edukimi.net e sjell më ndryshe dhe më të veçantë.
Kur përmenden termet dhe fjalët e ndryshme të panjohura gjatë mësimit, nxënësi më nuk do ta ketë të vështirë ta imagjinoj se si duket apo sa e ka madhësinë, pasi në ligjeratat e Edukimi.net ato paraqiten vizuelisht, të gatshme në dimensione e formate të shumta, me terme të përkthyera e të spjeguara nga mësimdhënësi me konkretësi dhe thjeshtësi.
Edukimi.net përveç pamjeve vizuele që ndikojnë në qartësimin e imazhit të elementeve biologjikë në mendjen e nxënësit, ofron edhe vrojtimin e mikroorganizmave, qelizave dhe të trupave të tjerë mikroskopik me mikroskop dhe mjete të tjera të sofistikuara të përfshira në eksperimente e ushtrime që zhvillohen nga vetë mësimdhënësi.
Klasa e gjashtë është shumë e rëndësishme për fëmiun tuaj.
Literatura e klasës së shtatë është më e ngarkuar në krahasim me vitet tjera.
Në klasën e tetë shumica e nxënësve nuk përdorin kohën në menyrë racionale.
Klasa e nëntë është vendimtare për fëmiun tuaj.