Dua të informohem se çka mëson!


Një faktor tjetër kryesor i suksesit të nxënësve është informimi i prindërve për punën e fëmijëve të tyre.


Për suksesin e fëmijës tuaj është shumë me rëndësi të dini se çfarë i pëlqen duke u nisur nga ambienti i mësimit. Të gjitha pëlqimet dhe jo pëlqimet janë shumë me rëndësi për suksesin e tyre.


Prindërit duhet të jenë në kontakt me mësimdhënësit në mënyrë që fëmija i tyre të arrijë suksesin e dëshiruar.


Duke u bazuar në këtë parim edukimi.net vazhdimisht iu informon për punën e fëmijës tuaj.


Si e bën këtë?


Për ju prindër kemi krijuar këndin e veçantë ku me llogarinë tuaj personale mund të kyqeni në webfaqe dhe:


  • Ju do të jeni në gjendje të gjeni njësitë e mësuara në shkollë dhe t'i përcjellni të gjitha mësimet me radhë.
  • Ju do të jeni në gjendje të identifikoni mangësitë e fëmijës tuaj.
  • Ju do të keni të gjitha informatat lidhur me detyrat, ushtrimet si dhe mësimet e fëmijës tuaj.
  • Ju mund të ndiqni suksesin e fëmijës tuaj në çdo moment duke i shikuar rezultatet e testeve.
  • Ju mund të kuptoni se në cilat lëndë tregon më shumë interes fëmija juaj.


Investimi më i mirë dhe më efektiv që ndihmon në zhvillimin arsimor të fëmijës suaj është Edukimi.net.


Trekëndëshi Shtëpi - Shkollë - Edukimi.net, mbështetësi kryesor i suksesit!


Shpesh fëmija juaj kërkon ndihmë nga ju për zgjidhjen e një detyre në matematikë apo ndoshta nuk e ka kuptuar një mësim në ndonjë lëndë tjetër.
Koha e gjatë që ju ka ndarë nga mësimet e shkollës fillore mund t`iu sjell nevojën për një përsëritje të këtyre mësimeve.


Me edukimi.net ju mund të shikoni video ligjëratat bashkë me fëmijën tuaj dhe t`i ndihmoni në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.